Njoftim mbi emrin e ri të Maqedonisë

    197

    Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë ju informon se tashmë ka filluar të zbatohet edhe në praktikë emri i ri i Maqedonisë, e cila do të quhet “Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

    Ky emër i ri vjen si rezultat i zbatimit të Marrëveshjes së Prespës mes Greqisë dhe Maqedonisë, nënshkruar më 17 qershor 2018, nga ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë Nikolla Dimitrov dhe ai i Greqisë, Nikos Kotzias, e cila ndër të tjera zgjodhi/dakordësoi ligjërisht kontestin e emrit nga “Qeveria e Republikës së Maqedonisë“në Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

    Sipas palës maqedonase, brenda shtatë ditësh të gjitha institucionet e tjera të vendit dhe përfaqësitë diplomatike në Maqedoni, do të duhet të vendosin mbishkrimin e ri të emrit “Republika e Maqedonisë së Veriut”, ky ndryshim do të publikohet edhe në Gazetën Zyrtare.

    Sa më sipër, lutemi të marren masa dhe të jeni të kujdesshëm në reflektimin e këtij ndryshimi tek të gjitha etiketat, ambalazhet dhe dokumentet zyrtare shoqëruese të produkteve që do të tregtohen/shkëmbehen me të dyja vendet, duke vendosur mbi to/në to mbishkrimet me emrin e ri dhe të përkthyer në gjuhën shqipe.