Publikohet udhëzuesi për eksportin e produkteve të frutave dhe perimeve të përpunuara nga vendet e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian
Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë ju informon se është publikuar tashmë udhëzuesi për eksportin e produkteve të frutave dhe perimeve të përpunuara nga vendet e Ballkanit Perëndimor në vendet e Bashkimit Evropian.
Udhëzuesi publikohet në kuadër të projektit ” INCREASE OF EXPORT POTENTIAL OF SME IN WB6 REGION”, i cili u implementua nga dhomat e tregtisë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, anëtare të WB6 CIF.
Pë Shqipërinë, projekti u implementua nga Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë.
Për të shfletuar udhëzuesin në shqip, kliko këtu: https://bit.ly/2HDtDWa