Zhvillohet takimi midis Ambasadorit të Belgjikës me seli në Sofje, SH.T.Z Francois Bontemps dhe Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë

    612

    Kryetarja e Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë, Znj. InesMuçostepa u takua në datë 11 mars 2019 me Ambasadorin e Belgjikës me seli në Sofje, SH.T.Z Francois Bontemps.

    Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi mbi mundësitë konkrete për bashkëpunim midis sipërmarrjeve të të dyja vendeve.

    Shkëlqesia e tij vlerësoi punën e vazhdueshme që Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë në mbështetjen e sipërmarrjes dhe u njoh nga ne mbi disa nga iniciativat që instituconi jonë ka ndërmarrë për suportin dhe zhvillimin e sipërmarrjes, si brenda Shqipërisë, ashtu edhe jashtë saj.

    Ambasadori na informoi gjithashtu mbi interesin për të forcuar dhe rritur më tej bashkëpunimin midis sipërmarrësve shqiptarë dhe atyre bullgarë. Për këtë arsye, ai shprehu interesin për të organizuar një delegacion sipërmarrësish Bullgarë, me iniciativën për të organizuar në datë 17 maj 2019 një seminar ndërmjet sipërmarrësve Bullgarë dhe atyre Shqiptarë.

    Iniciativa e Ambasadorit u përkrah nga ana e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, ndaj i shprehëm gatishmërinë tonë të plotë për të organizuar një aktivitet të tillë, të cilën e besojmë se do të jetë me interes të përbashkët për të dyja vendet.

    Ambasadori konfirmoi nga ana e tij dëshirën që këtë seminar ta organizojë në bashkëpunim me institucionin tonë dhe u shpreh se sektoret ku ky seminar do të fokusohet, do të jenë:

    Prodhim tekstike (veshje profesionale dhe tapete)
    Shërbim (ndërtim, shtrim trotuarësh, tulla, pajisje kuzhine, instalime elektrike etj.

    Gjatë takimit, Ambasadori na konfirmoi që do të ishte në kontakt me Bashkimin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë për të organizuar hap pas hapi këtë aktivitet

    amb 2

     

    amb 3