Zhvillohet takimi midis Ambasadorit të Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë

    269

    Kryetarja e Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të ShqipërisëZnj. InesMuçostepa dhe Sekretarja e Përgjithshme, Znj. MajindaManushizhvilluan ditën e djeshme një takim me Ambasadorin e Maqedonisë së Veriut në Tiranë, SH.T.Z Dancho Markovski.

    Gjatë këtij takimi u diskutuan mundësitë konkrete për bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve.

    Kryetarja e Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë, Znj.#InesMuçostepa u shpreh se Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë ka marrëdhënie të shkëlqyera rajonale me Dhomën e Tregtisë së Maqedonisë së Veriut dhe se ka biseduar me Presidentin e kësaj dhome, Z. Branko Azeski që këto marrëdhënie të forcohen edhe në aspektin bilateral.

    Ambasadori informoi gjithashtu se gjatë muajit korrik mendohet të mbahet një mbledhje ndërqeveritare midis dy qeverive, mbledhje e cila mund të shoqërohet me një forum biznesi dhe me nënshkrimin e një Memorandumi Bashkëpunimi midis dy dhomave, mendim i cili u dakordësua edhe nga Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë

    amb 1