Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë takohen me përfaqësues të kompanisë amerikane “Dentos”

    321

    Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë është takuar në datë 15 maj 2019 me drejtues të kompanisë amerikane “Dentos”.

    Të pranishëm në këtë takim ishte Presidenti i “Dentos Group Romania”, Z. Perry Zizi, Drejtuesi i “Dentos London”, Z. Oren Harpaz, si dhe Z. Philip Bloom, konsulent për firma amerikane në Evropën Lindore.

    Të pranishëm nga Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë ishin Sekretarja e Përgjithshme, Znj. Majlinda Manushi, Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Dibër, Z. Edmond Cami, si dhe Znj. Uarda Llazi.

    Gjatë takimit theksi u vu mbi zhvillimin e sipërmarrjeve shqiptare, fushave potenciale për investim, rolin dhe rëndësinë e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë.

    #Në_shërbim_të_sipërmarrjes

    uarda pic