Monthly Archives: June 2019

    317

    Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë ka kënaqësinë t’ju ftoj në Forumin e Biznesit të Samitit të Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet në datë 4 korrik në Poznan, Poloni.

    Në këtë Samit, qëllimi i të cilit është integrimi i Ballkanit Perëndimor me vendet e Bashkimit Evropian, nëpërmjet sinergjive të politikës, shoqërisë civile dhe biznesit, do të marrin pjesë Krerët e Shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe jo vetëm, si edhe figurat më të rëndësishme të sipërmarrjeve dhe organizatave të institucioneve të rëndësishme.

    Forumi i biznesit i këtij samiti do të mbahet nën moton “Growing together” dhe do të jetë një mundësi e shkëlqyer për çdo përfaqësues sipërmarrjeje që nëpërmjet sesioneve të shumta, prezantimeve nga Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Evropian, si edhe takimeve B2B, të përfitojë për të lidhur marrëdhënie të qendrueshme bashkëpunimi.

    Pavarësisht se theksi kryesor në bisedimet e biznesit gjatë forumit do të jetë i përqëndruar në sektorët: energjitik, digjital, ushqimor dhe agroteknik, forumi është i hapur për përfaqësuesit e të gjitha sektoreve.

    Një vëmendje e madhe në forum do ti kushtohet promovimit të sipërmarrrjes, ku bizneseve shqiptare do ti dedikohet një stendë e veçantë, ku ju do të keni mundësi të promovoni biznesin tuaj nëpërmjet materialeve promocionale, videove etj, ndaj ju inkurajojmë të merrni pjesë, pasi nëpërmjet takimeve të shumta B2B, do të kenë mundësi konkrete për të krijuar ura të reja bashkëpunimi.

    Informacion më të përmbledhur mbi samitin mund ta gjeni duke klikuar këtu: https://www.paih.gov.pl/20190407/western_balkans_summit, ndërsa këtu do të gjeni ftesën, agjendën, si edhe disa prej çështjeve kryesore që do të trajtohen gjatë sesioneve të Samitit. WB Summit Agenda External 13.06. version.   WB Summit Panel Details 19.06. main topics

    Lutet konfirmimi i pjesëmarrjes  brenda datës 24 qershor 2019 duke kontaktuar në adresën info@uccial.al , si edhe duke plotësuar formularin e regjistrimit, që e gjeni duke klikuar këtu: http://www3.paiz.gov.pl/Western_Balkans_Summit/

     

    Poznan jpg.

     

      496

      Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë ju informon se ka hyrë tashmë në procesin zgjedhor për organet drejtuese të saj, Kryesi, Kryetar dhe Audit.

      Ju njoftojmë se zgjedhjet do të zhvillohen në datë 13.06.2019, nga ora 09.00-17.00, pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, me adresë “Rruga e Kavajës, nr.2”, Tiranë.

      Projekte

      1360
      Union of Chambers of Commerce and Industry of Albania, Foreign Trade, Chamber of Bosnia and Herzegovina, Croatian Chambers of Economy, Economic Chamber of (former...