Njoftim për mbajtjen e zgjedhjeve për organet drejtuese të BDHTISH
Të nderuar anëtarë të Asamblesë së Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë.
Duke ju falenderuar për bashkëpunimin tuaj, ju informojmë se zgjedhjet për organet drejtuese të BDHTISH, Kryetar, Kryesi dhe Komision i Auditimit do të mbahen në datë 29 korrik 2019, nga ora 09.00-17.00 në ambientet e Mak Hotel Albania (ish Hotel Sheraton), kati 0.
Për sa më sipër, lutem gjeni këtu: vendimin nr.2, datë 19.07.2019 të Komisionit të Zgjedhjeve të BDHTISH.
Me respekt,
Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë