Zhvillohet takim me Ekipin e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim

    275

    Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë u takua ditën e djeshme me Ekipin e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për të diskutuar Strategjinë 5 – Vjecare të BERZH në Shqipëri.

    Në takim u diskutuan fushat e përbashkëta të interesit dhe koordinuam angazhimin e Qeverisë dhe BERZH për zhvillimin e sektorëve prioritarë në vend.

    Vëmendje e veçantë në këtë strategji do të vijojë ti kushtohet:

    👉përmirësimit të klimës së biznesit,
    👉forcimit të kapaciteteve të SME-ve,
    -👉avancimit teknologjik dhe edukimit financiar, dhe
    👉zhvillimit të sektorit energjitik.

    ebrd 1

    ebrd 2