344

    Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar zgjerim të paketës së ndihmës financiare për bizneset e prekura nga situata e krijuar nga coronavirus. Nisur nga kjo, pak ditë më parë ministri i shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi si dhe ai i Financave, Arben Ahmetaj, zhvilluan një bisedë online me drejtues të dhomave dhe shoqatat e biznesit për të dëgjuar shqetësimet e tyre. Ines Muçostepa, kryetare e Bashkimit të Dhomave të Industrisë dhe Tregtisë tregoi më tepër detaje për Euronews Albania rreth kësaj bisede online.

    “Ditën e premte patëm një takim me dy ministrat. Diskutimi u bazua kryesisht në informacionin që ata na dhanë në lidhje me zgjerimin e fashës në të cilën bizneset do të kenë mundësi të punojnë duke filluar që prej ditës së sotme. Kërkuam mendime lidhur me procedurat, të cilat mund të lehtësojnë të bërit biznes në këtë fazë të dytë. Ne kishim edhe disa kërkesa për të cilat nuk morëm përgjigje, por na u tha se ishin në shqyrtim e sipër. Disa sinjale pozitive janë, kjo ishte një tryezë e mirë dialogu”, tha Muçostepa.

    Ajo shtoi se u insistua që të ketë një vëmendje të veçantë sektori i turizmit. “Kjo del qartë edhe nga përgjigjet që na u dhanë që për sektorin e turizmit paketa ekonomike do të ketë një vëmendje të veçantë, një sektor tmerrësisht i goditur, pas tërmetit edhe më shumë, me dëme goxha të mëdhaja sa i përket ekonomisë shqiptare”, u shpreh kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Industrisë dhe Tregtisë.

    Një prej kërkesave të bëra në mënyrë që të ketë një vëmendje të shtuar në paketën financiare lidhet me industrinë e fasoneve.

    “Sa i përket paketës për subjektet fasone, edhe këtu hyn një element goxha i rëndësishëm duke llogaritur edhe fashën e gjerë të punësimit që fasonet ofrojnë në Shqipëri, ku janë rreth 70 mijë të punësuar. Ne dhe me një kërkesë të parë dërguar qeverisë diku nga data 17 mars, në kërkesat tona të para, e menduam që ky sektor do të ishte krejtësisht i mbrojtur në këtë moment nga shteti duke qenë se po vuan shumë sa i takon furnizimit me lëndë të para apo porosive të cilat në këtë moment janë ndërprerë duke qenë që është një fason që punon shumë edhe me Italinë apo vende të tjera të BE-së dhe siç e dimë që marrëdhëniet tregtare në këtë moment po pësojnë një goditje”, u shpreh Muçostepa.

    Më tej zbuloi kërkesën e saj për marrjen e një iniciative nga shteti në mbrojtje të këtij sektori dhe për ta lançuar këtë sektor tashmë edhe në produkte për eksport.

    “Kishte patur sinjale të qarta në këtë sektor edhe nga Italia, që kompani të caktuara të cilat merren me industrinë fason, kishin dalë me iniciativa goxha të mira dhe me benefite të forta ekonomike në këtë situatë sa i përket prodhimit të maskave, apo prodhimit të veshjeve spitalore. Kjo ishte një nga kërkesat tona që i bëmë qeverisë që në paketën e parë më datë 17 mars”, tha kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Industrisë dhe Tregtisë.

      220

      Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë, Znj. Ines Muçostepa ka qenë e ftuar në Ora News, ku ka folur për ndihmën financiare dhe mbështetjen që shteti duhet ti japi biznesit shqiptar në këto momente.

      Ajo u shpreh se “Të gjithë sektorët kanë nevojë të mbështeten me këto kredi. Kemi kundërshtuar normën e interesit 2.85, goxha e lartë, ndërsa në vendet rreth nesh kanë qenë jo më shumë se 1%. Kemi kërkuar që kjo normë të ishte 0.2%, një normë të gjithë sipërmarrjes. Por nga qeveria flitet që mund ketë një paketë të dytë dhe të gjitha vërejtjet tona të mund të përfshihen në paketën tjetër”

      Për më tepër, ndiqni intervistën më poshtë

        154

        Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë, Znj. Ines Muçostepa është shprehur për një intervistë për Euronews Albania, ku ka folur mbi kërkesat që bizneset kanë në kuadër të situatës së krijuar prej pandemisë së #COVID19, shqetësimet dhe propozimet konkrete drejtuar qeverisë shqiptare.

        Intervistën mund ta ndiqni duke klikuar në linkun më poshtë:

          166

          Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë, në emër edhe të shoqatave të biznesit, përshëndet iniciativën e Z. Arben Ahmetaj, të ndërmarrë për ti ardhur në ndihmë sipërmarrjeve që operojnë në industrinë e fasonerisë, për të përballuar krizën në të cilën ajo ndodhet për shkak të koronavirusit, iniciativë kjo që përkon edhe me një nga kërkesat tona të paraqitura në datë 17/03/2020.

          Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë i ka drejtuar edhe një shkresë zyrtare Ministrit Ahmetaj, të cilën mund ta lexoni në vijim:

          beni 1

          beni 2

            237

            Në vijim të paketës financiare që Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë dhe shoqatat e biznesit i kanë dërguar Qeverisë shqiptare, dëshirojmë t’ju informojmë se i kemi dërguar edhe një letër të hapur Kryeministrit Rama mbi rëndësinë që ka kjo paketë për të parandaluar rënien e ekonomisë në kolaps.

            Në vijim letra:

            ll 1

            ll 2

              164

              Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë, Znj. Ines Muçostepa u shpreh në një intervistë për televizionin Report TV, ku foli mbi rëndësinë e diskutimit të masave të marra edhe me Dhomat e Tregtisë dhe përfaqësuesit e biznesit

              Intervistën e plotë mund ta ndiqni duke klikuar në linkun më poshtë:

                291

                Ines Muçostepa, kryetare e Bashkimit të Dhomave të Industrisë dhe Tregtisë në një lidhje me Skype me News 24, bëri me dije se për t’i ardhur në ndihmë biznesit të madh qeveria duhet të vërë në zbatim një paketë të re masash lehtësuese.

                Ajo tha gjithashtu se garancia sovrane e miratuar në paketën e parë, duhet të ishte pa limit, pra që biznesi të mund ta përdorte edhe për nevoja të tjera.

                “Garancia sovrane bën pjesë te paketa e parë e qeverisë që ku konsiderua sociale pasi preku shtresat më në nevojë. E vetmja pikë që mund të konisderohej në ndihmë të bizneseve të mëdha ishte garancia sovrane. Ky është një mekanizëm i mirë që të kemi likuiditete, por ne kërkojmë që garancia sovrane të mos kishte limite, pra sa i përket objektit për të cilat do përdoret, pra t’ju shkonte për përdorime të tjera sipërmarrjeve”,- tha Muçostepa.

                Muçostepa shtoi se në këto moment mbijetese për ekonominë shumë biznese kanë vështirësi.

                “Është vendosur mbrojtja e të punësuarve në këtë rast, ka ndihmuar ndërmarrjet me shumë të punësuar, pra e para është impakti social. Shumë kompani kanë kredira të tjera barrë dhe kjo do të ishte një barrë tjetër, e kanë shprehur këtë shqetësim në kontaktet që kemi pasur këto ditë me bizneset. Shteti duhet t’ju vijë në ndihmë sa i përket pjesës rentabël të tyre, ne kemi informacione se 50% e tyre kanë vështirësira, pa llogaritur edhe kompanitë që sado i kanë dhënë mundësi të jenë hapur janë mbyllur nga mungesa e punës. Ekonomia po ndjen vështirësi të mëdha në këto moment mbijetese. Probleme kanë kompanitë prodhuese dhe fasonët. Ndaj kemi insistuar gjërë që kjo garanci të jetë pa limit, me interes 0,2%”, tha ajo.

                Muçostepa sqaroi ndër të tjera edhe kërkesat e reja që kanë për qeverinë. Ajo kërkoi gjitashtu që pjesë e paketës së ndihmës të jetë edhe sektori I biznesit i dëmtuar shumë sic tha nga përhapja e pandemisë.

                “I kemi kërkuar javën e kaluar qeverisë që sipërmarrësit me ulje xhirosh rreth 20% të aplikonin për të fituar këtë garanci, me një normë interesi 0,2%, ne i kemi ridërguar të gjitha problemet e biznesit, kërkojmë tryezë dialogu e bërë nga të gjitha shoqatat e biznesit. Kemi kërkesa të tjera plotësuese që përvec kredive të japet një mundësi që të rishikohen afatet për pagesën e për kontribute, tatim-fitimin apo taksat lokale apo kosotot fikse që ato kanë. Kërkojmë paketë specifike edhe për sektorët strategjikë, sic e dimë turizmi është dëmtuar mjaft”,- vijoi Muçostepa.

                Intervistën e plotë mund ta ndiqni duke klikuar në linkun më poshtë:

                  326

                  Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë, Znj. Ines Muçostepa, e ftuar në emisionin Ekopolitike, u shpreh se “Ky është një moment i vështirë për sipërmarrjen shqiptare. Masat e qeverisë nuk kanë prekur të gjithë bizneset shqiptare, por individët në nevojë dhe bizneset e vogla. Ishte një masë e mirë, me një efekt të mirë, me sigurimin e pagës dhe jetës në 3 muajt e parë, por nuk është e mjaftueshme, pasi të gjithë sipërmarrësit e tjerë kanë filluar të ndjejnë efektet e kësaj situata. Besoj se tani ka ardhur momenti për të marrë masa. Në rajon ka ndodhur një fenomen i tillë, ka qenë një paketë e vetme. Kryeministri paralajmëroi për një paketë tjetër, e cila do të kapë fashat e bizneseve që kanë një xhiro mbi 14 mln. Po ashtu la të kuptohet se në këtë paketë do të preket edhe sektori i turizmit. ”

                  Intervistën mund ta ndiqni duke klikuar më poshtë:

                  https://oranews.tv/article/mucostepa-ky-eshte-nje-moment-i-veshtire-sipermarrjen-shqiptare-qeveria-te-marre-masa?fbclid=IwAR2PZU2I_FsZxVINqWYF2VprjT92Nf9QDIUfSPRudGE5MDr9kJQ-Z8hqUQY#.XpIb6aIn0at.facebook

                  Projekte

                  2027
                  Union of Chambers of Commerce and Industry of Albania, Foreign Trade, Chamber of Bosnia and Herzegovina, Croatian Chambers of Economy, Economic Chamber of (former...